Partnerja e Cristiano Ronaldos dyshohet se është shtatzënë për të dytën herë. Georgina Rodriguez u pikas me bark të rrumbullakosur përgjatë një evenimenti në Madrid, ku futbollisti u nderua me një çmim. Por kjo nuk është hera e parë qe Georgina përflitet për një shtatzëni të dytë.
Risjellim në vëmendje se 24-vjeçarja solli në jetë vitin e kaluar fëmijën e katërt të futbollistit; një vogëlushe të cilën vendosën ta quanin Alana Martina.