Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv për koronavirus.
Lajmi është konfirmuar nga federata portugeze e futbollit, me të cilën Ronaldo gjendet i grumbulluar pranë saj.
Si pasojë e infektimit Ronaldo do të humbasë ndeshjen e ditës së mërkurë që zhvillohet kundër Suedisë.
Sipas federatës portugeze Ronaldo është asiptomatik në gjendje mjaft të mirë shëndetësore, ndërsa ndodhet i izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës.