fbpx

Aktualitet

Cristiano Ronaldo vendos rekord, shënon golin e 700-të (VIDEO)





               Publikuar në : 08:55 - 15/10/19 |
mapo.al

Me golin e shënuar kundër Ukrainës dje (14 tetor) me bluzën e Portugalisë, Cristiano Ronaldo u konfirmua si futbollisti i rekordeve. Ai shënoi golin e 700-të si profesionist që nga viti 2002, në 974 ndeshje.

Me bluzën e Portugalisë, Ronaldo shënoi golin e 95-të. Ndërsa në karrierën e tij CR7 ka realizuar 64% të golave me bluzën e Real Madrid, plot 450 të tillë.

Madje nga totali i golave, ai ka shënuar 441 me këmbën e djathtë, 129 me të majtën, 127 me kokë dhe dy në pozicione të ndryshme.



Etiketa: , ,

Pas