Pallati Bakingam, shtëpia e familjes mbretërore të Britanisë, është mister për shumicën e njerëzve. Aty kanë dhoma vetëm gjashtë familje mbretërore, dhe sallat shtetërore përdoren vetëm kur sponsorizohet ndonjë ngjarje e madhe.
Ditët e fundit, princi Endrju, djali i dytë i mbretëreshës, organizoi një takim me krijuesit e kompanive të vogla teknologjike. Pjesëmarrësit nuk e humbën mundësinë për të fotografuar se si jetohet në atë pallat.
Sigurisht që të ftuarit nuk hynë me të njëjtat mjete transporti si mbretërit. Në pallat jeton mbretëresha dhe djali i saj, … dhe stafi shërben çaj, sigurisht. Pikturat janë të artistëve më të mëdhenj, si Kanaleto. Aty siguria është shumë e lartë.