Kryesore

Ç’tregon reagimi serial e nervoz i Ramës për një status në FB














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:09 - 17/02/21 |
Mapo.al

Pas një dëshmie të shkurtër në Facebook të gazetarit Andi Bushati, i cili u gjend në ferrin e ngricës dhe bllokimit të qarkullimit në Lezhë, aty ku radha ishte kilometrike e për pak do shkaktohej një krizë humanitare, Edi Rama dhe ministrja e tij e linjës reaguan ashpër. Reaguan disa ditë. Dhe sulmuan sërish, pasi publicisti, mori kohë dhe shkroi një reportazh të gjatë për gjithë çkishte parë e përjetuar.





Duket se Kryeministrit nuk i del inati, derisa edhe 4 ditë më pas hedh romuze e replikon me Bushatin.


Ajo çfarë ka ndodhur, nuk është lajmi i mirë që tregon se Qeveria ka ndjeshmëri dhe përgjegjshmëri për t’u përgjigjur para një denoncimi. Gjë që rilindja nuk e ka bërë në 8 vite.





Ngjarje më të rënda se ajo e sjellë në dritë nga Bushati kanë zënë vendin e njëra tjetrës shpesh e shpesh, dhe Rama e qeveria kanë heshtur, kanë shpërfillur.



Një shembull më i fundit dje tek Infektivi, me britmat tronditëse të dy vajzave që humbën aty babain, sipas tyre pa shërbim e kujdes. E kësaj, ju shtua edhe dëshmia e Vili Minarollit, ish-deputet e ish-ambasador, i cili tha se mbesat e tij kishin të drejtë, se i vëllai ndërroi jetë në koridor, pa marrë trajtimin minimal.


Për këtë skandal, Rama as nuk ka shfryrë, as është kollitur, as është ndjerë.

Ai u përfshi në një vorbull replikash me Bushatin për një arsye tjetër.

Sepse gazetari luajti me instrumentat që Kryeministri mendon se i ka monopol të vetin. Luajti me fjalët dhe me ngjyrat dhe shkrimi i analistit mori shumë audiencë.

Lexo edhe :  "Nata e mirë" e Ramës

Rilindja dhe shefi i saj nuk e kanë fare problem për shkallën e rëndë të shqetësimeve e problematikave që vënë nën akuzë qeverinë. Ata nuk të falin nëse u merr vemendjen.

Nisur nga rrethanat, rasti e çoi që Bushati të ishte aty, në syrin e ciklonit, të ishte dëshmitar okular, dhe rrëfimi i tij, ja doli të rrëzonte gjithë mburojat e propagandës që tentojnë të mbyllin sytë e njerëzve. Atmosfera, stili i patëmetë, bënë që ai të lexohej e të ndiqej më shumë se banorja në kabinën e borëpastrueses, se intelektuali i rilindjes T.Balla me çizme në ujë, apo se retorikat tashmë bajate të atij që e mban veten si nxënës të Nolit dhe Konicës.

Bushati u fut në fushën e Ramës dhe i bëri gol. Kjo qe arsyeja e reagimit serial e nervoz, dhe jo dukuria, e denoncuar në vetvete. Pra Rama harxhoi shumë energji, bojë e mendim për një kundërshtar, kritik, dhe jo për interesin publik, për ata mijëra vetë që me fëmijë e të moshuar kaluan orë apokaliptike, për shkak se ai dhe qeveria e tij nuk përmbushin dot detyrimin minimal që është, hapja e akseve kryesore kombëtare kur bie borë.

Nga kjo vjen edhe një leksion i vyer për gazetarët e publicistët. Kur je në terren dhe i prek vetë gjërat me dorë, ke më shumë argument, epërsi dhe besueshmëri, nga sa kur e bën kërkimin në Rogner e sallone.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas