Shkodra është qytet shumë futbolldashës, por edhe kaq i çuditshëm kur vjen puna për mbështetjen e madhe për skuadra të ndryshme.
E mërkura ishte rasti ideal për ta vërtetuar.
Fillimisht qetësia dhe heshtja që pushtoi rrugët dhe lokalet pas humbjes së Gjermanisë, në një kohë ku qyteti ishte i mbushur me flamuj të kësaj skuadre.
Kjo heshtje ia la vendin festës në mbëmje të mbështetësve brazilianë, pas kualifikimit të 5 herë kampioneve të botës.
Për disa minuta rrugët e Shkodrës u pushtuan nga tifozë, të cilët festuan kualifikimin e skuadrës së Brazilit.
Me makina e flamuj të kësaj kombëtareje, ata kanë ndezur atmosferën në qytet.
Festimet dhe zhgënjimet ia kalojnë edhe rasteve kur luan kombëtarja ose vetë ekipi i Vllaznisë.