Sport

Çudi te Tirana, mbrojtësi largohet pak ditë pas firmës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:00 - 27/07/19 |
ro ot

Befasi e madhe te Tirana, aty ku Kostandin Karriqi ka ndarë rrugët me klubin bardheblu. Mbrojtësi iu bashkua para pak ditësh kryeqytetasve dhe u prezantua si një afrim cilësor për qendrën e mbrojtjes. 22-vjeçari mendohej se do të formonte një dyshe të fortë me Osmanin ose Imamin në qendër, por gjithçka ka dalë jashtë planeve.






Shqiptari i Greqisë është larguar nga Ohri dhe është rikthyer në shtëpinë e tij. Marrëveshja bëhet me dije se është prishur me kompromis për arsye familjare shkruan Panorama Sport, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nga klubi.
Karriqi mund të mos ketë bindur trajnerin Mema, ose është zhgënjyer dhe nga kushtet e klubit. Arsyet e sakta nuk dihen, por largimi i tij mund të fusë Tiranën sërish në merkato për mbrojtës.

Lexo edhe :  Fotot e rralla/ Si dukej Tirana pak orë pas çlirimit nga nazistët







1







Etiketa: , , ,

Pas