Aktualitet

Çudia ndodh në Korçë, prokurori, avokati dhe e pandehura duan dënimin, gjykata e nxjerr pa faj ish-zyrtaren e Hipotekës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:37 - 24/07/20 |
mapo.al

Në Korçë ka ndodhur një situatë e pazakontë, ku ish-zyrtarja e Hipotekës, Valbona Beshi e cila akuzohet për korrupsion, kërkon të dënohet.


Edhe avokati po ashtu ka kërkuar dënimin e klientes së tij. Mirëpo Beshi ka dalë e pafajshme në dy shkallët e gjyqësorit, edhe pse mori 200 mijë lekë në zyrë për një shërbim hipotekor.


Një çështje penale, ku të pandehur ka pasur ish-zyrtaren e hipotekës së Devollit, Valbona Beshi, të akuzuar nga prokuroria e Korçës për korrupsion, ka përfunduar si mos më keq në dyert e gjykatës. Një ditë më parë, Gjykata e Apelit në Korçë, ka vendosur të deklarojë të pafajshme të pandehurën, Valbona Beshi, e cila akuzohej për veprën penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.


Beshi në cilësinë e hartografes së hipotekës Devoll, i ka marë në muajin tetor 2018 shumën prej 200 mijë lekë qytetarit Gëzim Agastra, me qëllim kryerjen e disa planeve rilevimi që do shërbenin për të kryer rregjistrimin e pasurive (Arrë).


I gjithë procesi i dhënies së lekëve në ambjentet e zyrës shtetërore ku shërbente, Valbona Beshi, është filmuar nga kamerat e emisionit investigative “Fiks-Fare”. Pikërisht pamjet filmike të emisionit dhe dëshmia e Gëzim Agastrës kanë qënë baza e akuzës së prokurorisë për të akuzuar Valbona Beshin, për korrupsion. Fillimisht kjo zyrtare u arrestua në vitin 2018, por kundrejt një garancie pasurore prej 10 milion lekë të vjetra, gjykata e ka lënë të lirë.

Nga ana tjetër me urdhër të kryeministrit Edi Rama, Valbona Beshi, është shkarkuar nga detyra. Ndërkohë pas disa muaj hetime, prokurori i Korçës Gentian Stoja, vendosi të çojë dosjen në gjykatë, ku e pandehur është marë ish-zyrtarja, Valbona Beshi. Çështja është gjykuar në shkallën e parë nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Prokurori Stoja, ka kërkuar fillimisht dënimin me 2 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar që kërkoi Beshi, përfunimisht masa e dënimit u ul në nivelin e kërkesës për dënim në 1 vit e 6 muaj burgim. Ndërsa vetë avokati i Valbona Beshit, Ermir Skënderi, i kërkoi gjykatës që në dhënien e vendimit të dënonte klienten e tij, nën kufinjtë e parashikuar nga ligji, pasi Beshi nuk ka rrezikshmëri në shoqëri.

Përfundimisht në fund të seancës gjyqësore, avokati kërkoi dënimin e Valbona Beshit me 1 vit burgim, por duke shtuar para trupit gjykues se “…kjo masë dënimi me burg të konvertohej në një dënim që Beshi, të kryente 60 orë punë të detyrueshme për interes publik…”.

Vetë e pandehura, ka deklaruar në seancë “…jam dakort me avokatin mbrojtës…”. Por megjithësë prokurori, Valbona Beshi dhe avokati mbrojtës i saj, kanë qënë me kërkesa për dënimin e saj, për akuzën e korrupsionit, çuditërisht gjyqtarja Flojera Davidhi ka vendosur të deklarojë të pafajshme ish-hartografen e hipotekës Devoll.

Ndryshe nga çfarë vendos gjykata, vetë e pandehura ka kërkuar të dënohet në masën 1 vit burgim, duke theksuar konvertimin me 60 orë punë të detyruar në komunitet. Gjyqtarja e Korçës, Flojera Davidhi në vendimin e saj shton se: ”…veprimit të të pandehurës Valbona Beshi, mund ti ngarkohet një dënim “moral” apo qoftë edhe shkelje e disiplinës në punë, e cila në varësi të vlerësimit që i bën organi punëdhënës shkeljes në disiplinë ose etikës, mund ta ngarkojë edhe me masë disiplinore, por kurësesi veprimi i të pandehurës, nuk përbën vepër penale…”.

Shfaqja para pamjeve filmike dhe brenda zyrës së institucionit, duke marë 200 mijë lekë të vjetra në këmbim të dhënies së shërbimit për qytetarin, e habitshme që për gjyqtaren nuk përbën vepër penale. Çështja është apeluar nga prokuroria dhe ditën e djeshme është marë në shqyrtim, nga një treshe gjykuese e gjykatës së Apelit Korçë, e cila vendosi të lerë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Duke deklaruar të pafajshme ish-hartografen e hipotekës Devoll Valbona Beshin, megjithëse kjo e fundit ka kërkuar të dënohet për veprimin kriminal që kryeu në muajin tetor 2018.

Njëherësh gjykata e Apelit urdhëroi që shuma prej 10 milion lekë të vjetra e vendosur si garanci pasurore nga Valbona Beshi me qëllim lënien e saj të lirë,t’ia kthejë hartografes.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas