Aktualitet

Çuditë e 25 prillit- PD rritet deri në 100%, por rritet dhe PS me 30%














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:00 - 05/05/21 |
mapo.al

Gazeta MAPO ka përdorur si kampion për sjelljen e votuesve në këto zgjedhje pikërisht lagjen “5 Maji” në Elbasan, ku ndodhi ngjarja e rëndë e 21 prillit. Sipas analizës, në 17 QV e kësaj zone PD ka pasur një rritje me më shumë se 98%, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, ose nga 1583 vota, arrin shifrën e 3139 votave në këto zgjedhje. Por, kjo nuk ka reflektuar në ulje të elektoratit të kundërshtarit, siç duhet të ndodhte në çdo logjikë zgjedhore. Përkundrazi, PS është rritur me 30%, ose nga 2895 vota, arrin të marrë 3879 vota. Ky fenomen është vënë re më së shumti në aksin Tiranë-Durrës- Elbasan, qytete që nxjerrin rreth 64 deputetë.






Në rast se pjesëmarrja e lartë në zgjedhje në çdo vend të botës ka favorizuar opozitën, kjo me sa duket nuk vlen për Shqipërinë. Gazeta MAPO në numrin e sotëm ka studiuar sjelljen e votuesit në bazë të rezultateve të krahasuara me vitin 2017, dhe opozita, më saktë PD, në një përqindje kombëtare ka një rritje që e kalon shifrën 60%, ndërsa në jo pak zona kjo shifër shkon nga 100 deri 150%.


Por një rritje të çuditshme të paktën me 30 për qind ka në thuajse çdo zonë edhe mazhoranca, ndërkohë që duhet të ndodhte e kundërta. Me aq sa kemi vënë re çdo opozitë në botë do e kishte të pamundur të fitonte në këto kushte. Në rast se nuk ka ndodhur manipulimi më i madh, dhe më i sofistikuar i këtyre 30 viteve, atëherë shqiptarët duhet ta pranojnë se ecin gjithmonë kundër rrymës. Por të dhënat e deritanishme flasin për të parën, pra që ka pasur manipulim, dhe kjo s’ka pasur të bëjë as me rënien e LSI dhe as me sjelljen e qytetarëve.





Tiranë-Durrës-Elbasan



Si raste krahasimore kemi marrë tri qarqe, Durrësin, Tiranën dhe Elbasanin, ku qartazi duket se rezultati është deformuar. Ky fenomen ka prekur kryesisht periferitë e qyteteve, dhe zonat më të varfra. Por ky fenomen është vënë re dhe në qendrat urbane ku përqendrimi i atyre që punojnë në administratën shtetërore është i lartë. Fjala vjen, në njësinë nr. 5 në kryeqytet, të cilën mazhoranca e ka konsideruar gjithmonë si bastion të saj, ka rikuperuar e djathta jo pak, por gati 5 mijë vota nga viti 2017. Pra, nga 8500 vota që ka marrë në ato zgjedhje, ka shkuar në 13500. E çuditshmja është se është rritur dhe PS me 1000 vota, duke shkuar nga 19808 në 20800 vota në këtë njësi.


Por në qoftë se në vitin 2017 diferenca PD dhe PS ishte më shumë se 11 mijë vota, në këto zgjedhje u reduktua në rreth 7000, dhe në rast se përfshihen dhe votat e LSI-së, atëherë diferenca shkon diku te 4000 mijë vota mes dy kampeve. Por kjo njësi ka qenë ndër më realistet që kanë pasqyruar rezultatin, pasi në qytete të tjera kanë ndodhur të tjera fenomene. Në qendra të ndryshme votimi, pavarësisht se rritja e PD ka shkuar deri në 150 %, sërish rritja e PS nuk është ndalur duke kaluar në disa raste dhe 70 % apo 80 % në raport me katër vite më parë.

Zona të tëra si Librazhdi, Belshi, Peqini apo lagje të caktuara në Elbasan janë prekur nga ky fenomen. E njëjta gjë ka ndodhur dhe në lagjet e Tiranës, por dhe në periferitë e saj si Kamëz, Vorë, Sauk, Bërzhitë e Petrelë. Për t’u marrë në analizë janë dhe shumë zona në Durrës, ku rezultati paraqitet në mënyrë të çuditshme, sidomos në zonën e plazhit, kënetë, apo dhe zona të tjera të prekura nga tërmeti i nëntorit 2019.

Lexo edhe :  PD meriton debat të ndershëm, pas zgjedhjeve të pandershme

Lagjja “5 Maji”

Por për të dhënë një imazh më të qartë të asaj çfarë ka ndodhur, gazeta MAPO ka marrë në analizë 17 kutitë e votimit, të lagjes “5 Maji” në Elbasan, pjesë e KZAZ 48 të këtij qyteti. Ngjarja që ndodhi më 21 prill, në këtë zonë u kthye dhe në kalë beteje të mazhorancës aktuale, e cila akuzoi opozitën për ushtrim dhune, që çoi deri në vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Lagjja në fjalë është e njohur për kontrollin që kanë bandat aty, dhe njihet si zona më e vështirë për opozitën për të ushtruar aktivitetet e saj elektorale. Në votimet e vitit 2017 PD ka arritur të marrë 1583 vota në total. Në zgjedhjet e vitit 2021, shkon në 3139 vota ose një rritje me gati 97-98%, rezultat ky që do fundoste çdo kundërshtar politik, pasi votat që i ikin njërit i kalojnë tjetrit.

Por nuk ka ndodhur kështu me PS-në. Kjo e fundit në zgjedhjet e vitit 2017 në këtë zonë ka arritur të marrë 2895 vota, dhe çudia më e madhe është se në vitin 2021 arrin të marrë 3879 vota. Pra, jo vetëm që nuk ka humbur nga votat e saj por ka arritur t’i shtojë ato me 1000 vota më shumë ose 33-34% më shumë se katër vjet më parë. Në një rezultat normal, PS nuk do kishte në këtë rast më shumë se 1200-1300 vota në këto 17 kuti votimi. Kampioni në fjalë tregon qartazi se çfarë ka ndodhur në të gjithë vendin, sidomos në aksin Tiranë-Durrës-Elbasan. Më poshtë tabela e 17 qendrave të votimit në lagjen “5 Maji” të Elbasanit, ku mendohej të ishte dhe shtabi i deputetit Taulant Balla. Në këtë rezultat janë llogaritur vetëm votat e vlefshme.

QV             PD                    PS

Vota  2017-2021      Vota 2017-2021

2315 90 – 242            208 – 322
2316 91 – 148            189 – 281
23161 129 – 168         141-208
2317 82 – 121               180 – 213
2318 106 – 170          151 – 209
2318/1 90 – 180        155 – 227
2319 99 – 209            143 – 234
2319/1 110 – 198        130 – 209
2320 103 – 225          181 – 204
2321 79 – 155              160 – 235
2321/1 91 – 166          192 – 228
2322 146 – 201          187 – 214
2323 84 – 231             188 – 209
2323/1 71 – 168          161 – 214
2323/2 93 – 193          249 – 282
2323/3 55 – 152          176 – 201
2323/4 64 – 212          104 – 289

Rezultati në 17 kuti, lagjja “1 Maji” Elbasan

PD vota 2017 1583

PD vota 2021 3139 + 95%

PS vota 2017 2895

PS vota 2021 3879 + 33%

12


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas