Aktualitet

Çuditë nuk kanë të sosur














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:22 - 07/10/21 |
Elton Qyno

SPAK-u, u kërkon falje Hajrave të Shijakut për sekuestrimin e pasurive dhe kompleksit “Golden” dhe akuzat e ngritura për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e kufomës së Jan Prengës.






Të gjitha pasuritë sot gëzohen shëndoshë e mirë nga Hajret dhe nëse keni dasma, sebepe, synetlliqe, pengmarje, ushtrim torturash dhe ekzekutime apo dhe zhdukje kufome, tashmë u ligjërua se i keni All-inclusive të gjitha në kompleksin “Golden”.


Ndërsa nga ana tjetër SPAK vijon të masakrojë gjyqtaren Enkelejda Hoxha me një fëmijën e saj autik dhe nuk i zbut masën e sigurimit.







Të njëjtin masakrim e bën dhe për fakirë të tjerë, e bën gjoja se ka nisur përpjekjet për të hetuar skandalin e “Pandora Papers”.




Ah se harova…edhe doktorit Prifti me medalje ari, nuk e lejojnë të fillojë punë apo operacionet, qoftë dhe tek spitali i kafshëve tek Liqeni i Thatë.



Mirë SPAK-u mirë. Ky është SPAK-u që duam…

Mos harroni prenotimet tek “Goldeni” njerëz. Veç mos prenotoni për mbrëmjen e Vitit të Ri, se këtë ditë do të jetë vetë SPAK-u aty.

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas