Moderatorja Orinda Huta, siç dihet tashmë, po drejton prej kohësh emisionin “Jo vetëm modë”. Orinda shpesh herë prezanton në të ambiente të ndryshme në Tiranë që ia vlejnë të vizitohen. Këtë herë moderatorja i ka habitur të gjithë ndjekësit dhe kalimtarët e një lagjeje në kryeqytet, teksa është ngjitur në një skelë ku punëtorët po punonin.
Ajo shihet në postimet e publikuara në “Insta Story” e veshur me një jelek portokalli, ndërkohë që po mundohet të arrijë punëtorin mbi skelë. “E thonë pastaj që zbritja është më kollaj, në skelë është e sikletshme”, ka shkruar Orinda në një nga fotot e postuara, që na lënë të nënkuptojmë se bëhet fjalë për ndonjë material të përgatitur për emisionin e saj.