Aktualitet

Çun Lajçi: Pse nuk protestuat kur Rama bashkëpunoi me Vuçiçin, i përgjigjet kryeministri





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:07 - 19/05/20 |
mapo.al

Çun Lajçi u ka bërë apel qytetarëve të Shqipërisë e Kosovës se nuk kanë pse protestojnë për një godinë tashmë të rrënuar, por duhet të protestonin kur Rama bëri marrëveshje me Vuçiçin, për Minishengenin Ballkanik.


Kryeministri Rama i është përgjigjur mesditën e sotme.


Postimi Ramës


ÇUN LAJÇIN e njoh si Çuni i Plisit të Bardhë e i një “grushti dhé”, ai që lidhi me një fill emocionesh unike diasporën shqiptare me tokën amë që digjej nga lufta andej bjeshkëve dhe u kthye përmes artit të tij, në ikonën shpirtërore të popullit gjatë asaj kohe të mallkuar…


Po ta njihja personalisht apo po të mos më kishte thumbuar edhe mua në rreshtat bashkëlidhur, nuk do ta postoja këtu çka ai ka postuar me një vrazhdësi kaq të kthjellët, mbi këtë sherrnajën vulgare për një godinë të gabuar që u shemb me një vonesë dhjetra e dhjetra vjeçare!

Uroj ta takoj Çunin e Bjeshkëve të Namuna kur si dy “të çmendun” mes plot normalësh, të hapim dyert e Teatrit të Ri Kombëtar, i cili nuk do të jetë si ai i Shkupit nga forma neoklasike e zgjedhur për arsye ideologjike, por padiskutim do të jetë një Teatër Kombëtar që do të hyjë në listën e teatrove më të bukur europianë të ndërtuar në kohët moderne.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas