Aktualitet

“Çunat problematikë” në Elbasan, Xhaferaj: Rama mbrohet prej banditëve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:36 - 17/03/21 |
mapo.al

Kryedemokrati i Durrësit Ferdinand Xhaferaj bëri një përshkrim të raportit të kryeministrit Rama me grupet kriminale në vend nisur nga dhuna e “çunave problematikë” ndaj mbështetësve të PD-së gjatë festimeve për Ditën e Verës në Elbasan.






I ftuar në emisionin “Ditari A2” në A2 CNN, Xhaferaj theksoi se qytetarët shqiptarë paguajnë taksa që kryeministri i tyre të mbrohet nga institucione ligjore siç është Garda e Republikës, por se ai preferon më tepër të mbrohet nga banditët.


“Qytetarët shqiptarë paguajnë taksa që kryeministri i tyre të mbrohet nga Garda e Republikës, por Rama preferon të mbrohet prej banditëve. Ky është standardi që ai ka vendosur gjatë këtyre 8 viteve pushtet”, tha Xhaferaj.







Nr.5 i qarkut të Durrësit theksoi se PD i ka të sigurt tetë mandate në zgjedhjet e 25 prillit në këtë qark.

Lexo edhe :  Rama: Plani me 3 pika për përballimin e krizës energjetike



1




Etiketa: , ,

Pas