Aktualitet

Çupi: Qeveria Rama është kampione e Prokurimeve Publike të dhëna pa garë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:07 - 09/07/21 |
mapo.al

Përmes një deklarate nga selia blu, Dhurata Çupi u shpreh se sot kryeministri Rama dhuroi shfaqjen e radhës me drejtuesit e komanduar të pushtetit vendor.






Sipas saj, qeveria Rama, në kundërshtim me çdo normë kushtetuese dhe ligjore, ka miratuar 9 ligje të bëra apostafat për klientët pranë kryeministrit.


Ajo theksoi se qeveria Rama është kampione e Prokurimeve Publike të dhëna pa garë; 30% e prokurimeve publike në vend jepen pa garë që nga viti 2014.







Çupi: Pas shfaqjes tallëse të ditës së djeshme me policinë, sot Rama dhuroi shfaqjen e radhës me drejtuesit e komanduar të pushtetit vendor. “Bëni si them unë por mos bëni si bëj unë” u tha Rama të emëruarve të tij në bashkitë e vendit. Natyrisht qytetarët shqiptarë e dinë se njerëzit e ndershëm të mbledhur në atë sallë numërohen në gishtat e një dore, megjithatë të dëgjosh Ramën që bën moral për tenderat dhe korrupsionin, nuk është gjë tjetër veçse një nivel i ri i teatrit të absurdit. Sepse shkelësi i ligjit nuk mund të vendosë drejtësi aq më pak kritere ndershmërie në zbatimin e ligjeve mbi prokurimet publike.



Qeveria Rama, në kundërshti me çdo normë kushtetuese dhe ligjore, ka miratuar 9 ligje të bëra apostafat për klientët pranë kryeministrit. Duke e kthyer kështu korrupsionin në nivelin e kapjes së shtetit, sikurse vërtetohet nga raportet e “Transparency International”. Qeveria Rama është kampione e Prokurimeve Publike të dhëna pa garë; 30% e prokurimeve publike në vend jepen pa garë që nga viti 2014. Fakt i provuar nga Komiteti Auditues i BE-së që 1 ne 3 jepet pa gare dhe kjo nuk ka lidhje me pushtetin vendor, por me të gjithë qeverisjen Rama. Çdo tender sot jepet pa gare, me 99 % të vlerës limit dhe me një dëm ekonomike vërtetuar nga KLSH në nivelin e 7 miliard euro.



Çupi shtoi se Rama bëri një ligj antikushtetues për shembjen e Teatrit, me emër dhe mbiemër të ortakut me të cilin do të rrëmbente pronë publike dhe falsifikoi firmën e Sekretarit të Shtetit të Delaware për të vjedhur 20 milionë euro për një kilometër rrugë.

Çupi: E pra të dashur qytetarë, ai që bëri një ligj antikushtetues për shembjen e Teatrit, me emër dhe mbiemër të ortakut me të cili do rrëmbente pronë publike, ai që falsifikoi firmë e Sekretarit të Shtetit të Delaëare për të vjedhur 20 milionë euro për një kilometër rrugë, ai që i kontraktoi miliona euro me kontrata sekrete, ai që praktikat korruptive nuk i ndali as në kohë pandemie dhe as gjatë fatkeqësisë së tërmetit, ai që e renditi Shqipërinë të dytën në botë për nivelin e ryshfetit, sot po përpiqet të lajë duart me korrupsionin, duke bërë koka turku ushtarët e tij nëpër bashki. Shqiptarët e dinë që peshku qelbet nga koka dhe se një regjim që vjedh zgjedhjet nuk mund të ofrojë gjë tjetër veçse një qeverisjes të korruptuar.​

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas