Këngëtarja me origjinë nga Kosova, tashmë shumë e dashur për publikun shqiptar, Dafina Zeqiri, duket se po përgatitet për një klip të ri.
Ditët e fundit ajo ka postuar një seri fotosh ku shihet disi ndryshe.
Sensuale si gjithmonë, në këtë foto Dafi ekspozon profilin e saj, ku vihet re një vath ari që ndriçon.
“Krejt çka ka mbetë osht ni kujtim i zbehtë”, ka shkruajtur këngëtarja në instagram.
Në këtë foto Dafina shihet në pjesën e pasme të një makine, me një veshje që të jep përshtypjen që sapo ka dalë nga dushi dhe dedikimi që ajo bën për fansat: “Ju përqafoj shumë, Ju dua”!
Festën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës Dafi e ka uruar me një postim në instagram. Me një foto të njejtë, por tashmë jashtë makinës, sensuale siç di ajo të duket për fansat e saj, Zeqiri uron: “Gëzuar 11 vjetorin e pavarësisë Kosovë! Gëzuar shqiptar kudo që ndodheni”.
Para pak orësh, gjatë natës, Dafina ka postuar në ‘Instagram Story një video në të cilën shihet me një veshje jo të zakonshme, tepër atraktive.