Aktualitet

“Daja” i grabitjes së Rinasit, del sot para Gjykatës Ragip Hajdini














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:29 - 29/04/19 |
mapo.al

Ragip Hajdini, i arrestuari i gjashtë i grabitjes së Rinasit më 9 prill 2019, i njohur me pseudonimin “Daja”, del sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me masën e sigurisë. 50-vjeçari nga Peja e Kosovës i njohur dhe me pseudonimin “daja nga Kosova” dyshohet se ka siguruar furgonin që u modifikua në Elbasan, duke i vendosur mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.






Para grupit hetimor, Hajdini nuk ka dhënë sqarime lidhur me rolin e tij në grabitjen e disa miliona eurove të datës 9 prill në aeroportin e Rinasit. Policia e Shtetit vuri në pranga Hajdinin pas dëshmisë së Alkond Bengasit, i cili deklaroi para hetuesve se ishte një shqiptar i Kosovës që shoqërohej me Admir Muratajn.


Lidhur me këtë rast policia shqiptare ka bashkëpunuar dhe me autoritetet kosovare duke shkëmbyer informacione, nga ku ka rezultuar se Hajdini është me precedent të mëparshëm kriminal. 50-vjeçari nga Peja është i dyshuar për grabitjen e 25 kilogramëve ar nga dhoma e dëshmive në policinë e Pejës, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2012, por dhe për grabitjen e një argjendarie në Dibër të Madhe në korrik të 2014-ës.







Për grabitjen e miliona eurove në Rinas deri më tani janë arrestuar Elton Pikli, Oltjon Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Çela.



LEXO EDHE:



‘Rinasi’: ‘Daja’ nuk flet, ja ku u fiksua ndalesa e fundit e eurove

2


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas