Aktualitet

Dajti si atraksion turistik, Bashkia e Tiranës vendos sistemin e ndriçimit në zonën e Linzës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:37 - 13/08/18 |
mapo.al

Krahas rregullimit të qendrave urbane, Bashkia e Tiranës po punon edhe për përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale. Urbanizimi po prek çdo zonë të kryeqytetit e cila me ndarjen e re administrative-territoriale është bërë pjesë tashmë e Bashkisë së madhe.






Ndërmarrja e Punëtorëve Nr. 2 e kryeqytetit ka filluar këtë javë me vendosjen e shtyllave në zonën e Linzës, një aks rrugor tepër i rëndësishëm jo vetëm për rritjen e turizmit në zonën e Dajtit, por njëkohësisht edhe për mijërave familje që jetojnë në këtë zonë.


Dikur të harruara, tashmë këto zona po pajisen me të gjithë infrastrukturën e nevojshme të ngjashme me ato në qytet, duke sjellë një transformim dhe një impakt pozitiv edhe në përmirësimin e ekonomisë lokale për shitjen e produkteve bujqësore e blegtorale të zonës.







<
>
bashkia tirane linze ndricim (2) bashkia tirane linze ndricim (3) bashkia tirane linze ndricim (1)

1







Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas