Kryesore

Dakordësi për administrimin e votës, gati Kodi i ri Zgjedhor





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:47 - 24/06/20 |
mapo.al

Ka mbaruar mbledhja e Këshillit Politik, lidhur me reformën në drejtësi. Pas më shumë se 3 orësh diskutime, duket se është arritur një dakordësi për cështje të rëndësishme.


Përfaqësuesi i qeverisë, Gjiknuri tha se u ra dakort për formulimin dhe mandatet e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjiknuri tha se u pranuan kërkesat e Opozitës dhe garancitë që ata kërkonin. Ai shtoi se ekspertët po e zbardhin marrëveshjen dhe do të jetë gati për 2, ose 3 ditë për të shkuar në Kuvend.


Përzgjedhja e komisionerëve do të bëhet në Parlament, dhe një përfaqësues i Opozitës, do të ketë të drejtën të miratojë ose të përjashtojë, kandidatët. Emrat e Komisionit Rregullator dhe Komisionit të Ankesave, do të votohen në bllok, pasi të miratohen nga komisioni ku do të ketë përfaqësim Opozita.


Gjiknuri u shpreh se vota e emigrantëve do të mund të garantohet, pasi ata të shprehin vullnetin e tyre, duke u regjistruar në regjistrin e gjendjes civile, ku më vonë të regjistrohen edhe si votues.


Përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi, u shpreh se propozimi i tretë, ofron garancitë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk do të kontrollohet nga mazhoranca. Bylykbashi tha se me këtë dakordësi të arritur sonte, ju hoq nga dora qeverisë administrimi i zgjedhjeve.

Sipas Bylykbashit, pas kësaj mbledhje, Kodi Zgjedhor do të ofrojë siguri shtesë që vota e shqiptarëve të mos preket.

LEXO EDHE: 

Këshilli Politik bie dakort për formulën e zgjedhjes së KQZ që propozoi PD

 

 


Etiketa: ,

Pas