Pas dakordësisë mes mazhorancës dhe opozitës, që kjo e fundit të propozojë emrin e kandidatit për president në dy raundet e ardhshme, ka ardhur reagimi nga deputetët e Komisionit të Rithemelimit.
Deputeti i PD, Tritan Shehu e quan këtë mbledhje një shfaqje teatrale, për sa kohë që rolin e liderit e mban një person pa mandat të tillë.
Reagimi i plotë
“U mbars mali dhe polli një mi”!
Është konkluzioni i kësaj shfaqjeje teatrale të sotme në Kryesinë e Kuvendit.
Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe që në momentin që:
1-Rolin “lider opozitar” e kishte përvetësuar dikush, që u paraqit para Ballës pa asnjë funksion të tillë e pa mandat nga PD për të negoziuar, në fakt, edhe pa asnjë propozim substancial, qoftë dhe si deputet.
2-Ndërsa Z.Balla & Co, duke e ditur mirë këtë fakt thelbësor, veçse e ushqeu me “luge bosh”, duke i dhënë disa leksione kushtetushmërie, asgjë më shumë…ai vetëm luajti “lojën” e tij, dhe me tej:
–Me “zemërgjerësi” hoqi dorë nga dërgimi i kandidaturave të PS për raundin e 3-të e të 4-ët, kur dihet se ata nuk i kanë numrat këto raunde për t’i votuar ato.
–Ai i dha “të drejtën opozitës” të propozimit të kandidaturave, por duke i kujtuar të 20 firmat e domosdoshme, gjë që ia jep qartësisht Kushtetuta këtë.
Kështu ndodh kur shkon për “fasadë” në këtë gjendje, pa “lexuar” as Kushtetutën, si “cjapi tek kasapi”, e pastaj “në vend të vendosësh vetullat nxjerr dhe sytë”!
Ky është bilanci i vetëm për këtë pseudo negocim dhe rezultatet e tij sot.
Një mësim i qartë ky për çdo opozitar, që i hyn aventurizmave të tilla politike, veçse për…..”