Zlatko Daliç është kthyer brenda pak muajsh nga një emër thuajse i panjohur në arenën ndërkombëtare, në një nga trajnerët më premtues.
Ish-trajneri i Dinamos, ka kthyer Kroacinë në një ekip entuziazmues që pritet të bëjë përsëri rrugë në këtë aktivitet dhe të vërë në vështirësi çdo pretendent.
“Kemi tre fitore, 9 pikë, me një golavarazh 7-1. Ai gol i vetëm erdhi nga një penallti, ndaj duhet të jemi të lumtur”, ishte bilanci i tij pas ndeshjes.
“Vendi i parë ishte objektivi ynë dhe e arritëm. Jam i bindur se kjo ndeshje e radhës ndaj Danimarkës në raundin tjetër nuk do të jetë fundi ynë, po presim për të dielën të tregojmë fuqinë e vërtetë tonë, ajo do të jetë dita e të vërtetës për ne”, ishin fjalët e Daliç pas përfundimit të sfidës ku Kroacia e tij fitoi 2-1 ndaj Islandës. /vipsport.al/