Aktualitet

Dalin fotografitë e Hotit dhe Vuçiç brenda Shtëpisë së Bardhë, i pret Grenell














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:06 - 03/09/20 |
mapo.al

Këshilli për Siguri Kombëtare i ShBA-së, ka publikuar disa fotografi të kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit Aleksander Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë.






Në fotografitë e publikuara shihet Emisari Special i Presidentit Trump, Richard Grenell duke mirëpritur Hotin dhe Vuçiç, raporton Gazeta Express.


“Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Avdullah Hoti sapo arritën në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet e ditës së sotme mes Kosovës dhe Serbisë. ShBA’ja është e gatshme të ndërmjetësojë. Normalizim Ekonomik”, thuhet në përshkrimin e fotografive të publikuara.









Ndërkaq, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq pak para hyrjes në takimin e Shtëpisë së Bardhë ku do të zhvillohen negociatat Kosovë -Serbi ,me ndërmjetësim të SHBA’së ka thënë se deklaratat e “zyrtarëe shqiptarë që flasin për njohje të Kosovës”  janë arrogante.



“Jemi disa metra larg Shtëpisë së Bardhë dhe për disa minuta fillon takimi i rëndësishëm me delegacionin e Prshtinës nën ombrellën e Presidentit Trump, ky nuk do të jetë nujë takim i lehtë për ne. Për cdo rast ne jemi gati!. Do të japim gjithcka nga vetja që të arrijmë kompromis për temat ekonomike” ka thënë shefi i shtetit serb.

Lexo edhe :  Grenell: Qytetarët e Ballkanit meritojnë një president amerikan që mendon për ta

Gjatë ditës së sotme Emisari Special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenellka reaguar duke thënë se Kosova dhe Serbia meritojnë normalizim të ekonomisë si shans për të krijuar një ekonomi që sjell përfitim.

Grenell ka shkruar në Twitter se është i fokusuar te njerëzit e rinj që duan punë dhe karrierë dhe për këtë do të shtyejë përpara agjendën ekonomike duke lënë anash politikën.

“Njerëzit e Kosovës dhe Serbisë meritojnë normalizim të ekonomisë dhe shanse për të krijuar një ekonomi që sjellë përfitim. Sot jam i fokusuar te njerëzit e rinj që duan karrierë, një punë të mirë dhe lidhje me perëndimin. Ju kam dëgjuar dhe do ta shtyej përpara këtë agjendë. Le ta lëmë politikën anash”, ka shkruar Grenell.

Kurse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur ftesën e Shtëpisë së Bardhë për takimin e nesërm të Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi i cili nuk do të jetë pjesë e këtij takimi i ka kërkuar delegacionit Kosovar që të bëjnë hapa të guximshëm në Washington.

1


Etiketa: , , ,

Pas