Përparim Ademi, 59 vjeç, shqiptar nga Maqedonia e Veriut, është autori i vrasjes së dy motrave mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit në Tiranë.
MAPO siguron fotot e dy motrave që kanë mbetur të vdekura në vend të identifikuara si Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani.
Sipas informacioneve paraprake ngjarja e rëndë ka ardhur si pasojë e një konflikti të çastit. Ademi ka qëlluar me automatik dy motrat duke i lënë të vdekura.
Hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë vijojnë ende.