Kryesore

Inaugurohet Pallati i Drejtësisë, Andi Bejtja gjen ‘epitafin’






               Publikuar në : 22:25 - 22/07/19 |
mapo.al

Tre vjet pas miratimit të Reformës në Drejtësi, tashmë do kemi edhe një godinë që do e simbolizojë atë. Në kryeqytet u inaugurua të hënën në mbrëmje Pallati i ri i Drejtësisë ku do të qëndrojnë disa institucione të reja. Ndërtesa quhet “Poli Drejtësia”, që nënkupton shumë institucione. Aty do të “strehohen”, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Shkolla e Magjistraturës.


Afro 270 persona si pjesë e administratës së KLP-së, KLGJ-së dhe Shkollës së Magjistraturës do të akomodohen në këto ambiente.

Por ndërkohë skepticizmi për këtë reformë vazhdon të mbetet. Analisti Andi Bejtja ka rikthyer në vëmendjen e lexuesve edhe njëherë fjalinë e Komisionit të Venecias, që pasi shqyrtoi draft-reformën, lanë të hapur mundësinë që partia në pushtet të kapë drejtësinë e re.

“Pas tre viteve të së ashtëquajturës Reformë në Drejtesi nuk gjej dot epitaf më të saktë se konkluzioni i Raportit Interim të Komisionit të Venecias në fundin e vitit 2015. Ja çfarë thuhet fjale për fjalë: “Komisioni i Venecias evidenton se zgjidhje të tillë radikale (si procesi i rivlerësimit) janë të paarsyeshme në kushte normale, pasi krijojnë tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizojnë punën e gjyqtarëve, shton mosbesimin e publikut në gjyqësor, shmang vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë të jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin”.

Kujtojmë se presidenti i Komisionit të Venecias ka theksuar në një rast se ata kanë ndikuar që Gjykata Kushtetuese në Shqipëri të mos e ‘vriste’ procesin e vetingut.


Etiketa: , , , , , ,

Pas