Mediat shqiptare dhe të huaja i kanë kushtuar rëndësi dënimit me 3 vite e 4 muaj burg të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Pas vendimit të gjykatës ai është shoqëruar në drejtorinë e Policisë së Tiranës. BalkanWeb ka publikuar një foto ku shihet ish-ministri me avokatin e tij Maks Haxhiaj, në ambientet e drejtorisë.
Pas procedurave që lidhen me arrestimin e tij, Tahiri do të dërgohet në ambientet e burgut 313.