Aktualitet

Dalin pamjet e aksidentit, ku humbi jetën vëllai i kreut të PD në Librazhd (VIDEO+FOTO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:53 - 24/01/20 |
mapo.al

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Pishkash të Librazhdit. Tre persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri ka humbur jetën, konfirmoi policia. Viktima është Ardian Vreto, 45 vjeç, ish-oficer policie dhe vëllai i kreut të PD Librazhd, Bujar Vreto.


Viktima Ardian Vreto

Aksidenti
Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, në fshatin Pishkash. Sipas policisë, janë përplasur dy makina. Një mjet tip “Benz ML” dhe një tip “Ford Focus” me portobagazh. Përplasja ka qenë ballore dhe si pasojë, drejtuesi i mjetit “Ford”,  Ardian Vreto, ka ndëruar jetë. Ai u transportua në Spitalin e Librazhdit pas aksidentit, por nuk mundi të mbijetojë.



Ndërkohë, edhe të plagosurit, një burrë dhe dy gra, janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Këta të fundit gjendeshin në automjetin tip “Benz”. Sipas burimeve spitalore, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit“, njoftoi Policia.


<
>
1c02fe58-c19f-43d5-9586-88bdb0acdf59 ba0a13ac-1cda-4410-829e-f36506d60657 d55837c2-d1b0-4e5a-a7e6-e50d37626506

LEXO EDHE: 

E rëndë/ Aksidenti i merr jetën vëllait të kryetarit të PD Librazhd


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas