Del video e përplasjes së pak ditëve më parë në Elbasan mes Elvis Koçit (Çaushllari) dhe tre personave të tjerë, dy prej të cilëve janë vendosur në pranga.
Nga pamjet duket Feliks Filaj, Eris Çekani dhe Migert Qosja kur dalin nga makina tip “Ford” për të debatuar me Çaushllarin, si dhe agravimi i situatës deri në përplasje fizike.
Në video duket gjithashtu Çaushllari kur qëllon një prej tyre me armë, pranë makinë së tij “Mazda”, si dhe largimi i të tjerëve nga vendngjarja.