Aktualitet

Dalin pamjet/ Gjenden parcela të mëdha kanabisi në Krujë dhe Vlorë






               Publikuar në : 13:58 - 20/08/19 |
mapo.al

Policia bën të ditur se po ushtron kontroll në gjithë vendin për të goditur kultivuesit e kanabisit. Deri më tani janë gjetur parcela të mëdha në Malësinë e Krujës dhe në Gjorm të Vlorës.


Në njoftim thuhet se: “1 600 forca policie, prej ditës së djeshme dhe paradites së sotme, kanë ushtruar kontroll masiv, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit, mbajtes dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Si rezultat i kontrollit, në të gjithë vendin janë evidentuar dy raste, një rast në Malësinë e Krujës me 93 bimë dhe një rast në Gjorm të Vlorës me 40 bimë narkotike, të dyshuara kanabis”.

Sakaq policia thotë se po bën kontrolle me dron në vendet ku efektivët e kanë të vështirë të kontrollojnë për shkak të terrenit.

Po në kuadër të kontrollit të territorit, vijon monitorimi nga ajri nga ana e Guardia di Financa, duke bashkëpunuar dhe koordinuar veprimet me grupet e konrollit nga toka, me qëllim verifikimin e çdo koordinate, ku dyshohet se mund të ketë të kultivuara bimë narkotike.

“Kontrolli i territorit dhe monitorimi nga ajri do të vijojë edhe në ditët e ardhshme në përmbushje të prioritetit kryesor, atë të parandalimit të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, deklaron policia.


Etiketa: , , , , ,

Pas