Aktualitet

Dalin pamjet, ja video si u vodhën 20 milionë lek në Elbasan





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:42 - 12/03/19 |
mapo.al

20 milion lek të vjetra iu grabitën biznesmenit Zija Hoxha në Elbasan, dy ditë më parë. Dy autorët, të afër të biznesmenit, kishin shkuar te pika e karburantit në aksin Elbasan-Peqin dhe kishin marrë shumën e parave nga kasaforta. Burime të Gazetës Mapo bëjnë me dije se Meridian Hoxha 30 vjeç dhe Dervish Hoxha 23 vjeç u takuan me gruan e biznesmenit, duke qënë se ishin të njohur.Në video dallohet momenti kur ata largohen me vrap, pasi kishin marrë shumën prej 20 milionë lekëve.


Njëri prej tyre ka mbajtur me muhabet gruan, e cila qëndronte në zyrë dhe tjetri ka shkuar në banesën e biznesmenit që është ngjitur me karburantin. Atje ka arritur të marrë nga kasaforta, e cila nuk ka qenë e mbyllur, paratë që biznesmeni kishte xhiruar gjatë një jave.


Pasi kanë përfunduar misionin e tyre, me pretendimin se pronari i karburantit të cilin ato prisnin nuk po vinte, ata janë larguar. Pas rreth dy orësh, pronari ka konstatuar mungesën e parave në kasafortë. Pasi bisedon me bashkëshorten e tij, hedhin dyshimet se dy miqtë dhe njëkohësisht bashkëfshatarët e tyre u kanë vjedhur paratë. Pas kësaj, ata kanë lajmëruar Policinë, e cila ka nisur menjëherë hetimet.


Dy të dyshuarit janë shoqëruar fillimisht në Komisariat, por muk kanë pranuar se janë autorë të vjedhjes. Por, me anë të këqyrjes së pamjeve nga kamera e sigurisë që biznesmeni kishte të instaluara në pikën e karburantit është bërë i mundur identifikimi i tyre.



Etiketa: , , ,

Pas