Gazeta Mapo ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë, ku shfaqet Arjan Sala, në momentet e fundit kur ka hyrë në ambientet e magazinës që u përfshi nga flakët pak ditë më parë.
Siç shihet dhe në pamjet e siguruara, Arjan Sala vrapon rreth magazinës teksa merr njoftim në radio se ka rënë zjarr.
Në të tjera momente të kapura nga kamerat e sigurisë, duket Arjan Sala që futët në magazinë ndërsa ai ka njoftuar dhe ka nxjerrë të gjithë punonjësit e tjerë jashtë ambienteve të rrezikshme në ato momente.
Tymi duket se përhapet me shpejtësi të madhe, të gjithë punëtorët e tjerë dalin jashtë, ndërsa Arjan Sala mësohet se me një fikëse zjarri në dorë, ka tentuar të shuajë flakët. Fatkeqësisht, këto ishin momentet e fundit të djalit sypatrembur. Ai nuk doli dot nga magazina.
Kolegët, disa herë kanë tentuar të lidhen me të përmes radiove që dispononin, edhe në celular, por Arjan Salaj nuk përgjigjej.
Tre ditë kërkime, tre ditë ankth, tre ditë, lotët e familjarëve nuk kanë pushuar. U deshën rreth 60 orë që të bëhej ndërhyrja nga autoritetet. Trupi i Arjan Salës, heroit që shpëtoi mbi 20 persona, gjendet i shkrumbuar.