Kronika

DALIN PAMJET/ Momenti kur taksisti tenton të vetëdigjet përpara kryeministrisë







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:14 - 19/07/20 |
mapo.al

Janë publikuar pamjet nga momenti kur punonjësit e Gardës së Republikës, ndërhynë për të ndaluar 39-vjeçarin Uljan Kolgjegja të vetëdigjet përpara kryeministrisë.


Kujtojmë se ngjarja ndodhi një ditë më parë. Burime për mediat, bëjnë me dije se pas ndalimit nga punonjësit e gardës, 39-vjeçari Kolgjegja është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr.1 në nga ‘Shqiponjat’.


Mësohet se ai punonte taksist, ndërsa dy ditë më parë raportohet se atij i kishin hequr edhe patentën, duke sjellë kështu humbjen e vendit të punës dhe gjendje të rënduar psikologjike.



Siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga Mapo, Kolgjegja vjen me biçikletë nga rruga përballë kryeministrisë dhe me shishe benzine në dorë, ndërsa pak sekonda më pas, ai ngjitet tek kryeministria dhe fillon të lyhet me lëndën djegëse.


Në atë moment, ndërhyjnë punonjësit e ‘Gardës’ e më pas forcat ‘Shqiponja’ bëjnë ndalimin e tij përpara se të kryente aktin e rëndë.


Gjatë momentit kur po shoqërohej në Polici, Kolgjegja mësohet të ketë thënë se ‘nuk e shtyj dot në këtë mënyrë’.

LEXO EDHE: 

DETAJE/ Tentoi të vetëdigjej para kryeministrisë, taksisti humbi punën dy ditë më parë

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas