Aktorja Eliona Pitarka ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë. Ajo zgjodhi 22 marsin për dasmën e saj, pasi në këtë datë ka lindur vajza e saj, Gala, e cila bën një vjeç. Eliona ka mbledhur në ceremoni personazhe të shumtë publikë.
Ajo ndarë një video duke zbuluar për herë të parë dhe partnerin, të cilin e kishte mbajtur jashtë vëmendjes së mediave.
Të pranishmit në dasmë kanë publikuar disa momente teksa çifti kërcen së bashku. Nuk kanë munguar as kolegët e saj te Klanifornia, si: Behar Mera, Olsi Bylyku me të dashurën e tij, Visjan Ukcenaj, Delinda Disha, Orinda Huta dhe Tursjan Hysko, Jul Deda dhe shumë të tjerë.