Aktualitet

Dalin pamjet/ RENEA bastis Laçin në kërkim të një personi – Si u kap 30-vjeçari














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:33 - 26/02/21 |
mapo.al

Policia ka publikuar pamje nga operacioni i djeshëm i RENEA-s në Laç ku u arrestua një person dhe u sekuestrua edhe një armë zjarri tip pistoletë.





Blutë bëjnë me dije se operacioni u krye pasi kishte informacione se 30-vjeçari i arrestuar do të kryentë një krim me armën si edhe targat e vjedhura të një makine.


“Si rezultat i kontrolleve , në Fushë-Milot, në ambientet e jashtme të një kompleksi u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë “GLOCK”, me një krehër me 14 fishekë, që i përkiste shtetasit C. K., 30 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik në xhepin e xhupit iu gjet një krehër i markës “GLOCK”, me 16 fishekë të kalibrit 9 mm pa leje.




Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është autori i vjedhjes se targave të shpallura në kërkim nga DVP Shkodër të vjedhura më datë 19.09.2019, të cilat u gjetën brenda ambienteve rrethuese të objektit”, bën me dije policia.

Lexo edhe :  Basha marrëveshje bashkëpunimi me PAK: Produkt i një dialogu prej dy vitesh

Krahas tij u shoqëruan për verifikim edhe 5 persona me precedent të mëparshëm penal.


1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas