Aktualitet

Dalin para gjykatës 31 të arrestuarit për dëmet nga tërmeti në Tiranë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:57 - 17/01/20 |
mapo.al

Do të dalin sot përpara gjykatës 31 personat e arrestuar të akuzuar për dëmet e tërmetit të 26 nëntorit. Në mesin e 31 personave të arrestuar ka zyrtarë dhe ish-zyrtarë në Tiranë, Farkë, Vorë dhe Kashar, të dyshuar se kanë abuzuar me detyrën dhe kanë ndërhyrë në strukturën e ndërtimeve.


Për shkak të numrit të lartë të arrestuarve seancat do të bëhen të ndara me nga 15 të akuzuar.  Trupa gjykuese do të kërkojë masën “arrest me burg” për pjesën më të madhe të tyre.


Sakaq, grupi i avokatëve mbrojtës do të kërkojnë kohë për tu njohur e aktet, pasi sipas tyre nga prokuroria e Tiranës nuk u është vënë në dispozicion asnjë lloj dokumenti.


Nga ana tjetër prokuroria është shprehur se ka mungesë dokumentacioni.  Sa i përket shkeljeve që kanë kryer sipas prokurorisë funksionarët e komunave kanë miratuar leje ndërtimi në mungesë të ligjit dhe në mungesë dokumentacioni teknik. Mungon studimi sizmik që nuk është gjetur në asnjjë nga këto njësi administrative ku janë zhvilluar hetimet.


Prokuroria është shprehur se numri i të ndaluarve pritet që të rritet, pasi hetimet janë duke vazhduar. Sa i përket 6 personave të cilët  janë larguar nga vendi, organi i akuzës preferon t’i mbajë sekret të dhënat. Dyshohet për dekonspirim të mundshëm, por zyrtarisht nga ana e prokurorisë nuk pranohet një fakt i tillë.

Të ndaluarit që do marrin masen e siguriseë në gjykatë sot: 

Naim Shehi

Pellumb Korfuzi

Fejzi Dyrmishi

Adhurim Qehajaj

Hekri Disha

Ndoc Pepkolaj

Stela Maze

Ali Dyrmishi

Zhaneta Tagani

Besnik Fuçia

Gerti Çaliku

Qirjako Gjerko

Fatbardh Plaku

Merita Kushe

Jan Ikonomi

Bukurije Halili

Vjollca Hoxholli

Anila Harxhi

Shefqet Doda

Reiz Fejza

Mehmet Felahi

Hodo Gjoni

Artur Skela

Agim Eski

Bukuri Halili

Pellumb Korfuzi

Adhurim Qehaja

Ermir Çina

Asqeri Xhanari

Naim Shehi

Gezim Shkalla

Shpetim Kerçiku

Luan Beta


Etiketa:

Pas