Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ka publikuar mesazhet në WhatsApp ku kryetari i Bashkisë në Maliq, Gëzim Topçiu, i cili kërkon mandatin e 6-të, u kërkon pjesëmarrësve, kryesisht punonjës administrate, të sigurojnë nga 4 vetë për familje në mitingun e Edi Ramës, duke i kërcënuar me vendin e punës.
“Shetitjet poshteruese të Ramës me administratën vijojnë si eskursione në çdo vënd!Takimi i tanishëm në Maliq i mbushur me autobuzë nga administrata e gjithë qarkut Korçë, per pak videot nga cdo zone ku po mblidhen!Ndërkohë kryetari i bashkisë që kêrkon mandatin e gjashtë kërcënon punonjësit e administratës me vendin e punês nese nuk sjellin 4 persona! Njësoj sic kercenon 1600 familjet me ndihmë ekonomike, njesoj si kercenohen bizneset me gjoba dhe familjaret me buken e gojës”,-shkruan Salianji.
Gjithashtu ai ka publikuar dhe një video nga mitingu, ku dhe pse janë detyruar të vijnë, sërish ka karrige bosh.