Mediat kanë publikuar videot e një mjeshtri budist, teksa merr pjesë në orgji seksuale me meshkuj. Mjeshtri budist, Kai Hung është një nga figurat e njohura të botës fetare në Tajvan.
Por videot tregojnë se 29-vjeçari merr drogë dhe bën seks me meshkuj të ndryshëm, ndërsa dëgjohet duke thënë: E dua burrin tim, burri im është fantastik.
Mendohet se videot janë publikuar nga një tjetër murg, në shenjë hakmarrje për stilin kaotik të jetës së mjeshtrit, që ha mish dhe bën seks, pavarësisht se filozofia budiste i ndalon rreptësisht.
Në festat e seksit të Kai Hung marrin pjesë edhe murgj të tjerë. Hung ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Budiste dhe shihej si njeri me perspektivë.
Ai është arrestuar. Policia gjeti në dhomën e tij drogë, Viagra dhe prezervativë. Po ashtu ata zbuluan se ai e kishte zëvendësuar ujin e shenjtë në dhomën e tij me lubrifikantë.
Hung ka pranuar se përdor drogë dhe se ka filmuar aktet seksuale. Ai ka thënë se i ka postuar vetë videot online. Ai ka mohuar që shpërndan drogë tek të tjerët.
Kai Hung është liruar me kusht për 3 mijë euro. Hetimi vazhdon.