Aktualitet

Dalja e Veliajt në publik pa maskë, reagon Vasili: Pse ministrja ka frikë ta gjobisë?





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:39 - 13/07/20 |
mapo.al

Në daljen e fundit në publik, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, përveçse u shfaq pa maskë, nuk u mundua të ruante as distancimin fizik – rregullat bazë për parandalimin e përhapjes së Covid-19, për respektimin e të cilave të gjithë bëjnë thirrje prej fillimit të pandemisë.


Në një reagim në Facebook, Petrit Vasili shprehet se kryetari i Bashkisë ka dhunuar rregullat e pandemisë dhe duhet gjobitur, ashtu siç ka paralajmëruar ministrja e shëndetësisë.


Por në fakt, kjo gjë nuk ka ndodhur.


Postimi i plotë i Petrit Vasilit:


Pse Ministrja ka kaq shume frike te gjobise Kryetarin e Bashkise???
Shihni keto foto se eshte surrati i shtetit ne to!
Nuk respekton distancen si dhe pa maska, keshtu dhunon cdo rregull te Pandemise ky Kryetari i Bashkise, por Ministrja e Shendetesise ka frike shume shume te madhe dhe nuk e gjobit dot per qamet.
Dhe pastaj japin keshilla ne FB, vene edhe gjoba me polici perkrah.
Dhe pastaj fajin e ka populli.
Dhe pastaj fajin e ka biznesi dhe e gjobitin.
Cfare te paturpesh!!
Shihini keto foto, qe jane pasqyra e surratit te shtetit armik me njerezit e thjeshte dhe lëpirës me njeri tjetrin.
Prandaj asnje as nuk i beson dhe as i degjon keta!!


Etiketa: ,

Pas