Aktualitet

Gjiknuri thirrje qytetarëve të dalin në votime: Jepini përgjigje Ilir Metës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:17 - 21/04/21 |
mapo.al

Nga rajoni nr. 1 i qytetit të Vlorës ku mbylli fushatën, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, pati disa mesazhe edhe për Metën.





Ai u bëri thirrje qytetarëve të kenë kujtesë dhe t’i përgjigjen me referendum vote thirrjeve të Presidentit për kryengritje.


“Të tjerët nuk kanë shans të kërkojnë votë në Vlorë dhe në duhet të jua heqim këtë shans në Vlorë me votën tonë. Partia Demokratike e ka treguar veten në Vlorë, 8 vite kur ishin në pushtet nuk bënë asgjë për Vlorën, ‘0’.  E dini shumë mirë, asgjë nuk kanë bërë, mos të them në të kaluarën më të largët që disa tani na kanë filluar dhe evokojnë 97-tën. I dimë shumë mirë qasjet e PD për Vlorën. Në përgjithësi, riciklojnë të njëjtat figura. Ata kanë deklaruar me zë dhe me figurë se projektet e Vlorës do ti lënë në mes”, theksoi Gjiknuri.





Unë tani e kam një kundërshtar, vijoi Gjiknuri, kam atë Presidentin e Republikës, i cili na ka ardhur na është ngulur këtu në Vlorë me shtatmadhërinë e tij politike dhe i shqetësuar ngaqë nuk merr dot mandat apo i shqetësuar me pretendimin se opozita na qenka blerë nga Damiani.

Lexo edhe :  PS nis procedurat për shkarkimin e Metës, zbulohet SMS-ja e Ballës


“Ja ku keni të gjithë qytetarët vlonjat, do ta kthejmë datën 25 në një referendum për Ilir Metën për ti thënë se vlonjatët dinë të të respektojnë, të të ulin në sofër, por ti nuk mund ta kthesh sofrën përmbys dhe të bësh thirrje për kryengritje. Ne jemi qytetar evropian, që duan qetësinë duan zhvillimin, ndaj i them Metës ke kërkuar referendum, referendum do të gjesh në Vlorë, Vlora 9 Mandate, votë masive për Partinë Socialiste”, u shpreh Gjiknuri.


Teksa foli rreth projekteve që PS ka bërë në këtë zonë, Gjiknuri iu referua investimit në qendrën historike të rikonstruktuar, ujësjellësin e nisur tashmë që garanton furnizimin me ujë të lagjes Llonxë e Karabash, projekte që gjatë dy mandateve rritën vlerën e pronave të qytetarëve.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas