Pas largimit nga Flamurtari Danilo Alvesh është prezantuar te klubi i ri duke i dhënë fund edhe pushimeve.
27-vjeçari ka nisur një aventurë të re në kampionatin e Kazakistanit ku ka firmosur për skuadrën e Okzhetpes.
Sulmuesi braziliani i është bashkuar skuadrës kazake, ndërkohë që mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet me çështjen e hapur që ka me Flamurtarin.
Danilo Alvesh ka kërkuar ndërprerjen e kontratës me Flamurtarin për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve financiare.
“Kujtojmë që kampionati në Kazakistan nis në muajin mars dhe me shumë gjasa, braziliani do të ketë marrë garanci për zgjidhjen e problemit me klubin shqiptar, për të vijuar karrierën e tij te skuadra e Okzhetpes”, shkruan Panorama.