Ish-ministri Ylli Manjani ka komentuar së fundmi darkën luksoze të ministrave të kabinetit Rama në Dubai, që shkaktoi jo pak polemika në rrjet.
I ftuar në RTV Ora, Manjani tha se më shqetësuese se gjithçka tjetër është tentativa e qeverisë për të fshehur ngjarjen, në një kohë kur Shqipëria është përmbytur nga reshjet e shumta të shiut.
Sepse për Manjanin, ministrat nuk janë hyjnorë: ata hanë dhe dhj*sin si çdo qenie tjetër njerëzore.
****
Unë jam nga ata që u them “u bëftë mirë”! Nuk jam nga ata që komentojnë bukën e gojës askujt, bukën do ta hanë të gjithë sipas xhepit, dikush ha mish, dikush makarona. Ajo që unë nuk gëlltis dhe nuk kam gëlltitur në këtë ngjarje është që propaganda pas saj për ta fshehur ngjarjen. Ku ishte i ftuari, si paskan shkuar këta në një darkë me kapuça si kaçakë? Çfarë është kjo histori? Thuaj isha për qejfin tim në një darkë dhe nuk jap llogari. Po të keni ndonjë shqetësim, shkoni te ILDKP-ja, të shohin faturat, shpenzimet e muajit, ka instrumenta shteti për këtë gjë.
Në ngjarje të tilla të cilat ndodhin në ditën kur Shqipëria është në mes të ujit, kjo është cinizëm. Çfarë do kamera atje, kanë xhiruar dhe veten këta!! Është kamera profesionale, jo sigurie…Pranoje që ishe për qejf, mbaruam punët e shtetit dhe u ulëm për të ngrënë bukë.
U harruan të gjitha se po merremi me mishin…Iku porti, iku Ksamili, Saranda, ikën të gjitha shërbimet publike. Të gjitha shërbimet publike në Shqipëri janë privatizuar tashmë, nuk e di pse shqiptarët nuk duan qeveri më…Kjo është bërë qeveri private, është dhënë me koncesion e gjitha. Ministrat nuk janë hyjnorë, hanë dhe dhj*sin. Askush nuk po merret me produktin, se çfarë bëjnë ata.