Kryesore

Darka e Ridvan Bodes me Lulzim Bashën dhe SMS-ja me Ramën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:20 - 26/11/18 |
mapo.al

Lajmi më interesant i ditëve të fundit duket se ka qenë propozimi i emrit të ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode për të qenë pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Lëvizja duket interesante, pasi ai është propozuar nga kryeministri Edi Rama.


Sipas kryeministrit, zgjedhja e Ridvan Bodes është vijimi i një tradite i mbajtjes larg nga Banka e Shqipërisë së njerëzve militantë dhe emërimi atje i më të aftëve të sektorit.


“I dërgova një sms nëse ishte i interesuar dhe u përgjigj PO”, u shpreh Rama.



Megjithatë, si çdo histori tjetër, edhe kjo nuk është kaq e thjeshtë për opinionin publik. Një tjetër figurë e të djathtës, Florjon Mima, është propozuar për të qenë pjesë e këtij bordi nga mazhoranca, por e ka quajtur një provokim.


Me emrin e Bodes situata është më ndryshe. Ai është ministri i Financave të një qeverie të shumëakuzuar nga Edi Rama se i ka lënë vendit një ekonomi të rrënuar. Historinë e borxheve dhe të keqmenaxhimit në qeverisjen e Berishës, Rama e ka përsëritur vazhdimisht në tribunat politike.


Nga ana tjetër, mësohet se Bode ka pasur një takim me kreun e PD, Lulzim Basha. Nuk ka shumë detaje nga darka e tyre, por vetë Basha është shprehur i hapur për takime me ata që njihen si kundërshtarë të tij në PD, mes tyre edhe Bode.

Për komentuesit, lëvizja e Ramës duket pak e habitshme, pasi ai ka premtuar drejtësi në vend duke e nisur me ish-funksionarët e lartë të qeverive të mëparshme.

Kurse për disa, duket se kjo është një tjetër lëvizje e Ramës për të treguar se të gjithë në politikë janë njësoj, siç ndodhi edhe me marrëveshjen e 18 majit me Bashën, nga e cila pati prej atyre që besuan se opozita doli e humbur.


Etiketa: , , ,

Pas