Kryeministri Edi Rama publikoi një fotografi në “Facebook”, duke e quajtur “Foton e ditës”. Në tryezë me të janë krerët e shtetit kosovar, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Haradinaj, kryeparlamentari Veseli, zëvendëskryeministrat Pacolli dhe Limaj. Takimi vjen në një kohë kur Kryeministri Rama mori një telefonatë të enjten nga këshilltari për Sigurinë i Presidentit Trump, Bolton në fokus të së cilës ishte situata në rajon, ndërsa klima politike në Kosovë u tensionua ndjeshëm.
Kryeministri Haradinaj është vënë nën presion për të hequr taksën 100% ndaj mallrave serbe, ndërkohë që edhe Serbia thotë se pa u hequr kjo taksa nuk ulet në dialog. Fundjava erdhi me sinjale të forta për mundësinë e dorëheqjes së Haradinajt, pasi ai është i bindur në drejtësinë e veprimeve të tij, ndërsa kërkon që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.
Gazetari i njohur Berat Buzhala ka komentuar përmes një statusi në facebook darkën e kryeministrit Edi Rama me liderët kosovarë. Referuar fotos së postuar në Instagram edhe nga vetë kryeministri Rama, Buzhala me ironi pyet: Ku është Batoni këtu?
Më tej Buzhala zbulon edhe qëllimin e darkës ndërsa shkruan se i gjithë motivi është si të mashtrohet Ramush Haradinaj, i cili deri më tani është shprehur i vendosur në qëndrimin e tij kundër korrigjimit të kufirit mes Kosovës e Serbisë.
“Në fakt po befasohna vec me një gjë: Ku është Batoni këtu? Me gjasë kjo karriga e thatë është e Endritit, djalit të Hashës. Nejse, këtu e gjithë neja e ka pasë vec një qellim dhe një motiv: Qysh me e mashtru Ramushin, i cili deri me tash po jau prishë planet e coptimit të Kosovës. Suksese :)” shkruan Haradinaj.