Për ato që mund të mos e dinë, DARPA është ” Defence Advance Research Project Agency në SHBA, e cila personifikon motorrin e kërkim zhvillimit edhe inovacionit në SHBA. Sipas Profesorit te Harvardit, Josh Lerner ishin pikërisht kontratat e Departamentit të Mbrojtjes të SH.B.A.-së (DARPA) që luajtën rolin vendimtar në përshpejtimin e rritjes së hershme të Silicon Valley-t.
Pentagoni ka qenë investitori më madh i botës ne inovacionin tekologjik . iPhone, internet, GPS, ekran me prekje, njohja e zërit ‘Siri” u shpik po ashtu në DARPA.
Që prej 1969 Shpenzimet për kërkim zhvillimin të lidhura me mbrojtjen kanë qenë kanali kryesor i politikave përmes së cilave qeveritë në gjithë botën kanë financuar edhe formezuar inovacionin. Vendet e OECD të cilat bëjnë shpenzime kërkim zhvillimi ne fushen e mbrojtjes të financuara nga qeveria njohin po ashtu më shume shpenzime te kërkimit edhe zhvillimit në sektorin privat . Një rritje me 10% e shpenzimeve të kërkim zhvillimit ne fushen e mbrojtjes të financuara nga qeveria është shoqeruar me nje rritje shtesë te kërkim zhvillimit ne sektorit privat prej 4.4% (sipas Moretti 2019 )
Thene kete, ne Drejtorine e Inovacionit ne Ministrine e Mbrojtjes është dashur të grumbulloheshin mendjet me inovative te këtij vendi edhe te kanalizoheshin gjithe fondet për kërkim zhvillimin, ne vend që të kendohej “Sa te deshte lalka ty”.
Qe prej 2009 ka rrjedhur shume kohe, Inovacion akoma nuk kemi. Me Elin pa Elin, “Fara” Inovacioni ne nuk kemi qëne ne gjendje të mbjellim.
Prandaj sot na ka mbetur te krenohemi me inovacionin “e kumbllave te kuqe tek rruga e kavajes”, e cila padyshim me ardhjen e demokracise ka qene rruga me inovative ne Tirane, por per arsye krejt te tjera. ( fallcifikoheshin dokumentat )
Pertej pershtjellimit moral , te shetitjeve lart e poshte me parate e buxhetit , demi me i madh eshte padituria edhe mungesa e vizionit që kemi mbjelle e vazhdojme deshperimisht te kultivojme ne institucionet tona. Na duhet ti vendosim gishtin kokes nese e kemi nje te tille akoma.