Tuesday, May 17, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

DASH: Akuzat ndaj ambasadores Kim të pajustifikuara

by mapo.al
15/12/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Departamenti i Shtetit hodhi sot poshtë akuzat e bëra në Shqipëri nga ish kryeministri Sali Berisha ndaj ambasadores Yuri Kim.

Në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës lidhur me akuzat e bëra nga ish kryeminstri Sali Berisha ndaj Ambasadores Yuri Kim se ajo po sillet si guvernatore në Shqipëri dhe se mbështet kryeministrin Edi Rama, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se “Uashingtoni është i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara ndaj ambasadores tonë në Tiranë.

Këto sulme të shëmtuara nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Siç e ka udhëzuar Uashingtoni, thekson zëdhënësi Price, ambasadorja Kim ka shpjeguar dhe zbatuar qartë politikat e Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendosmërinë e Presidentit Biden për të mbajtur përgjegjës ata persona që përfshihen në korrupsion, ose minojnë demokracinë.

Shtetet e Bashkuara, thekson më tej zëdhënësi, vlerësojnë marrëdhëniet me popullin shqiptar dhe vitin e ardhshëm do të kremtojmë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.

Marrëdhëniet tona, përfundon zëdhënësi, i mbijetuan komunizmit dhe diktaturës për shkak të angazhimit të përbashkët për demokraci dhe respektit të ndërsjellë.

Akuzat e zotit Berisha

Ish kryeministri Berisha e ka kundërshtuar si “të pabazuar në fakte dhe prova” vendimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për ta shpallur atë person non-grata, duke u thënë mbështetësve të tij se ky është një akt politik i marrë nën ndikimin e njerëzve të caktuar.

Në kuvendin që mblodhi në 11 dhjetor, ai foli për “një ndërhyrje të pashembullt, brutale të diplomatëve dhe zyrtarëve nga një vend mik, SHBA”, duke sulmuar ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim: “është e trishtuar, e dhimbshme, të shohësh ambasadoren e SHBA të sillet si guvernatore, si ambasadori sovjetik në Tiranë dikur”, u shpreh ai duke folur për standarte të dyfishta që çuan në ndëshkimin e tij.

JU SUGJEROJME

Ushtarët e Azovstal evakuohen me autobus
Bota

Ushtarët e Azovstal evakuohen me autobus

16/05/2022
Zelensky: Shteti ynë nuk do të jetë më viktimë
Bota

Zelensky: Shteti ynë nuk do të jetë më viktimë

16/05/2022
Media austriake i përmendi ndërhyrjet plastike Monika Kryemadhit
Politika

Media austriake i përmendi ndërhyrjet plastike Monika Kryemadhit

16/05/2022
Salianji: PD e ka lënë autokratin ta zgjedhë vetë Presidentin në raundin e katërt
Aktualitet

Salianji: PD e ka lënë autokratin ta zgjedhë vetë Presidentin në raundin e katërt

16/05/2022
Next Post
Hill: Normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, përparësi e punës time nëse konfirmohem

Hill: Normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, përparësi e punës time nëse konfirmohem

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Kardiologu zbulon pagën që marrin në Gjermani, ja pse ikin mjekët dhe infermierët
  • Ushtarët e Azovstal evakuohen me autobus
  • Zelensky: Shteti ynë nuk do të jetë më viktimë
  • Media austriake i përmendi ndërhyrjet plastike Monika Kryemadhit
  • Bora Zemani dhe Donald Veshaj marin pjesë në të njëjtin eveniment



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In