Gazeta Mapo, ka në fokus në numrin e nesërm, Departamentin Amerikan të Shtetit i cili thekson në raportin për vitin 2020 se Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim në luftën kundër pastrimit të parave.
Sipas raportit, Shqipëria vazhdon të jetë e ekspozuar ndaj fenomenit dhe kjo si shkak i korrupsionit, rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucioneve të dobëta ligjore.
Ndërkohë një tjetër raport, ai i Freedom House, vlerëson se për vitin 2021 Shqipëria ka bërë hapa pas për sa i përket demokracisë.
Shembja e Teatrit Kombëtar dhe dhuna e përdorur në protestat për vrasjen e Klodian Rashës, arsyet kryesore që shihen si cenim i të drejtave të njeriut.
Nesër në gazetën Mapo do të gjeni suplementin e sportit. Gjithashtu, komente dhe analiza mbi aktualitetin në vend, rajon dhe botë.