Sunday, April 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

DASH: Korrupsioni dhe non grata, politikat tona s’ndryshojnë, jemi të vendosur

by mapo.al
08/09/2021
in Aktualitet, Politika
0

Largimi i Matthew Palmer dhe ardhja e Gabriel Escobar, në krye byrosë të Euroazisë në DASH, nuk ndryshon asgjë në politikat e ndjekura deri tani nga qeveria amerikane për Shqipërinë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta ndalin pastrimin e politikës shqiptare nga të korruptuarit përmes mekanizmit të shpalljes ‘non grata’.



Kjo theksohet e nënvizohet mes rreshtave, nga një deklaratë e Byrosë së Euroazisë në Departamentin Amerikan të Shtetit, drejtuar tashmë prej Gabriel Escobar, i cili ka shërbyer si zëvendës ambasador në Beograd e më parë si konsull, i çështjeve ekonomike në Bagdad.

Gabriel Escobar

Top Channel pyeti përmes postës elektronike DASH nëse me ardhjen e zëvendësndihmës sekretarit amerikan të shtetit për euro-azinë Gabriel Escobar, politikat e deritanishme të DASH për Shqipërinë mund të ndryshojnë.

Një zëdhënës i DASH dha këtë përgjigje.

“Shtetet e Bashkuara janë të vendosura si asnjëherë më parë për një marrëdhënie të fortë me Shqipërinë. Politikat tona në Shqipëri, përfshi korrupsionin dhe rastet e shpalljes të personave non grata, janë shumë të mirënjohura, dhe të artikuluara nga ambasadorja Yuri Kim sikurse edhe nga ambasadori Philip Reeker, gjatë vizitës në Qershor si asistent sekretar për Byronë Europiane dhe Euroazinë. Ne presim të avancojmë marrëdhëniet tona bilaterale me udhëheqësit shqiptarë, kur të mblidhet në ditët e ardhshme Parlamenti”.

Ky qëndrim i SHBA vjen vetëm dy ditë më pas nga deklarata në emisionin “Now” të Erla Mëhillit në Euronews, të shpallurit non grata Sali Berisha, i cili po bën rezistencë ndaj kërkesës së SHBA për të mos hyrë në parlament, madje u shpreh me një gjuhë kërcënuese ndaj partisë më të madhe të opozitës kur deklasoi se:

“Unë të bëj çdo gjë për kthimin e PD, në vlerat mbi të cilat, ajo është themeluar”.

Prej muajit Prill 2018 në listën e zezë, për moslejimin e hyrjes në SHBA bashkë më familjarët, deklaruar publikisht nga Sekretari Amerikan i Shtetit, janë ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha, ish-deputeti Tom Doshi, ish-Kryeprokurori i Republikës Adriatik Llalla si edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjus Dako.

Megjithatë beteja e SHBA që Sali Berisha mos ta kalojë më traun e Parlamentit thotë gazetari Top Channel Muhamed Veliu, jo vetëm që është aktive por pritet të intensifikohet./ Top Channel 

Tags: Berisha Non GrataDASHGabriel EscobarkorrupsioniSHBA

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
Kryesore

Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm

30/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
Shpejtësi deri në 152 km/h, Rrugorja heq 25 patenta në aksin Kavajë-Rrogozhinë

Shpejtësi deri në 152 km/h, Rrugorja heq 25 patenta në aksin Kavajë-Rrogozhinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • 25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar
  • Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
  • Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In