Aktualitet

DASH: SHBA pret nga kandidatët e udhëheqësit të pranojnë vendimin e votuesve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:22 - 26/04/21 |
mapo.al

“Shtetet e Bashkuara presin nga kandidatët dhe udhëheqësit e Shqipërisë që të pranojnë vendimin e votuesve kur të përfundojë numërimi i votave,”-tha për Zërin e Amerikës një zëdhënës i DASH lidhur me zgjedhjet e së dielës





Duke përgëzuar qytetarët e Shqipërisë për pjesëmarrjen aktive në zgjedhje, zëdhënësi thekson shpresën për “një certifikim të shpejtë, efiçent dhe të plotë të rezultateve nga zyrtarët e zgjedhjeve”.


“Ne mbështesim misionin vëzhgues të OSBE/ODIHR-it në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara mirëpresin bashkëpunimin me qeverinë e dale nga zgjedhjet,”-shton më tej zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, duke nënvizuar se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë në rrugën e saj për të forcuar demokracinë, përfshirë shtetin ligjor, përgjegjshmërinë në qeverisje dhe reformat në drejtësi.





“Siç e ka bërë të qartë ambasadorja (Yuri Kim), Shtetet e Bashkuara mbështesin proceset demokratike dhe jo ndonjë kandidat apo parti specifike.”-tha në komentet për Zërin e Amerikës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Lexo edhe :  Mbi 100 mijë vota, vetëm 4 deputetë - LSI pësoi rënie në 8 qarqe


1



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas