Politika

Dash Shehi: Rama po qeveris si diktator, ta shembim më 16 shkurt





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:46 - 07/02/19 |
mapo.al

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka lëshuar kritika të ashpra në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Rama.


Shehi tha protesta e opozitës do shërbejë si nismëtare e një përmbysjeje të përgjithshme të sistemit të instaluar në vend.


“Që qeveritë të shkëmbehen është një gjë normale në demokraci, por këtë radhë nuk po kërkojnë këtë punë. Brenda pretendimit opozitar për të ndryshuar gjërat ka në thelb një përmbysje të përgjithshme të sistemit këtu. Rotacioni dhe shkëmbimi i pushtetit do ishin të pamjaftushëm. Të rishikojmë bazat e sistemit tonë të demokracisë. Shqipëria po zbrazet me shpejtësi dhe frikshëm dhe kjo është shumë serioze.


Po ikin të varfrit. Ne nuk kemi pretenduar ndonjë herë që Rilindja ta zhdukë varfërinë, sepse kjo është e pamundur. Mbi varfërinë janë shtuar disa faktorë që e kanë bërë të padurueshme situatën. Keqqeverisja, korrupsioni, krimi, padrejtësia. Këtu po ikin biznesmenë që kanë lekë dhe që mund të investojnë. Se kur vijnë ke dyqani ta vënë pistoletën në kokë, të merr gruaja për dore e të ço të anija, te aeroplani.


Atyre protestuesve që rrinë ka 2 muaj në rrugë aty ke Astiri, energjinë për të qëndruar atje ua jep padrejtësia e shtetit ndaj tyre, urrejtja ndaj padrejtesisë. Vetëm 20 veta janë pasuru këo 6 vjetët e fundit edhe pse për të qenë të sinqertë, procesi nuk ka fillu direkt, po ka fillu edhe më përpara.”

Shehi shtoi më tej se Rama po e sundon vendin duke pushtuar të gjitha institucionet në vend duke instaluar në vend një diktaturë, që sundon shtetin dhe qytetarët dhe që pasurn një grusht njerëzish përreth tij.

“Qeveria është instrumenti për të administru një pjesë shumë të rëndësishme të shtetit. Shteti që vë taksa, që vë rendin, që ndan pronën publike, që projekton arsimin, që përmirëson shëndetësinë, po nuk është i gjithë shteti.

Çfarë ka ndodh me qeverisjen në Shqipëri që ka degraduar sepse Rama është votu për të qeveris. Se ka votu njeri as për kryetar shteti, as kryetar gjykate, as për kryeprokuror, as për guvernator. As për shefin e nja 15 institucioneve që sipas Kushtetuës duhet të jenë të pavarura dhe që nuk janë hiç fare. Kjo është qeverisja jonë, kjo është halla e këtij, ky është nipi i këtij, kjo është nusja e tij, këtu ka përfunduar kjo punë.

Qeverisja është bërë instrument dhune, shtypjeje, të instituciuoneve, të psikologjisë shoqërore, të mjedisi politik. Doja t’ju citoja jo për të bërë intelektualin, sepse kemi goxha, po i Plasarit është. Një libër të famshëm të një gjermani në vitin 1941 të Ernst Frenkelit, “Shteti i dyfishtë” që thotë. Diktaturat nuk lindin vetëm pas revolucioneve, as pas dhunës. Diktaturat lindin në kohë paqeje edhe me votë.

Lindin kur dhuna është vetë brenda shtetit. As Musolinim as Hitleri nuk dolën pas luftës, pas votimeve dolën. Ai Maduro që është sot nuk ka ardh me luftë, me votim ka ardh. Me votime të trazuara, me psikologji shoqërore të rënduar dhe kjo që duket si demokraci dalëngadalë përfundon në sundim.”

Në fund Shehi tha se Rama po e qeveris vendin me anë të një sistemi të ngritur në kokën e tij dhe solli si shembull modelin e bashkeqeverisjes më qytetarët, ku shqetësimet dhe çështjet zgjidhen nga një dhomë me vajza me kufje në vesh ndërsa ilustroi edhe ndryshimet që janë bërë në flamurin dhe simbolet kombëtare në institucione.

“Ky zotëria këtu ka mbërrit të na sundojë tashmë, nuk ka nevojë për instrumente, e patë si i ndërroi ministrat. Është e parëndësishme. Para diktatorëve jemi të gjithë zero. E keni pa që ka ndërtu me mendjen e vet disa institucione, sistemi i kontrollit qeverisës.

Dalin flasin, çon mesazhi populli. Ç’është kjo, nga doli kjo, në cilin resht të Kushtetuës është kjo, në cilin vendim qeverie, në cilin nen parlamenti. Ti na ve atje nja 30 goca me kufje ke veshi si Call Center dhe po na qeveris. Dhe kjo na shitet jo për qeverisje por kjo na shitetpër avancim të demokracisë.

Këtë se ka arrit as Zvicra që voton në shesh, me dorë të ngritme, as Danimarka, e kemi arrit ne këto me këtë lloj sistemi. Pse? Sepse nuk kemi në nevojë për qeverisje. Qeverisja i lengon dikatoret. Ata e kanë në mendjen e tyre skemën. T’ua shpjegoj unë flamujt se është pak më banale. Ato flamujt i ka bë Ed Rama, me fantazinë e vet të piktorit. I thotë atij ke Ministria e Jashtme. A e di ç’ke ti? Ma hiq këtë sorrën e zezë prej këtu, ma vë të bardhë se kështu e do perëndimi.”


Etiketa: , , , ,

Pas