Aktualitet

Dash Shehi: Njohim dekretin e Metës, vendimi i Kolegjit pa vlerë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:01 - 24/06/19 |
mapo.al

Përfundon takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me aleatët. Detajet e këtij takimi i përcolli për mediat kreu i LZHK, Dashamir Shehi i cili u shpreh se pavarësisht vendimit të Kolegjit Zgjedhor, opozita do të respektojë dekretimin e Presidentit të Republikës. Ai tha se këtë javë do të ketë përballje të fortë deri në pamundësimin e zgjedhjeve të ditës së diel.


“Kjo javë do të kulmojë në protesta popullore. Me një raport ndryshe edhe me mediat për të përcjellë idetë tona për  atë që po i kanoset Shqipërisë. Ne do ndjekim dekretin e presidentit. Kolegji u mor sot me një parti fantazmë. S’ka ndonjë vlerë as politike dhe as juridike. Të Kolegjit janë disa fatkeqë të detyruar të marrin një vendim edhe për veten e tyre.


Ne do të shkojmë të përballemi në çdo cep të Shqipërisë me këtë juntën e re politike. Ne këto zgjedhje nuk i njohim, në datën 30 nuk do të ketë votime. Kemi shumicën e shqiptarëve me vete. Ne do bëjmë çdo gjë për Shqipërinë që po kalon këtë fazë të paprecedentë”, u shpreh Shehi.


Më herët, Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar (PUK) për t’u çregjistruar nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, pas dekretit të Metës që i anuloi ato. Indirekt vendimi i Kolegjit Zgjedhor njeh 30 qershorin si datë për zgjedhjet vendore. Opozita ka paralajmëruar nga ana e saj se nuk do lejojë zhvillimin e zgjedhjeve farsë. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë skenari që do ndjekë PD dhe partitë aleate për të bllokuar zgjedhjet ditën e diel.


LEXO EDHE:

Kolegji Zgjedhor nuk njeh dekretin e Metës: Zgjedhjet më 30 qershor


Etiketa: , ,

Pas