Aktualitet

Dash Shehi: Sot Meta do dekretojë datë të re për zgjedhjet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:04 - 27/06/19 |
mapo.al

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim dy aleatët e Lulzim Bashës, kreun e LZHK, Dash Shehi dhe atë të PBDNJ, Vangjel Dule.






Detajet e takimit i dha për mediat Shehi i cili njoftoi se Meta po përgatit një datë të re për zgjedhjet vendore.


“Ligjërisht nuk bëhen zgjedhje në 30 qershor. Meta është duke bërë një dekret të ri, për një datë të re zgjedhjesh. Do dalë besoj gjatë ditës, sipas diskutimeve. Ky është diskutimi bazë. Besoj nga darka do të dalë një vendim i përbashkët”, u shpreh Shehi.







Më herët Meta, priti në takim kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi, zv/kryetarin e LSI, Petrit Vasili si dhe kryedemokratin Lulzim Basha, takim ky i zhvilluar në orën 09:00 të mëngjesit.




1




Etiketa: , ,

Pas