Kryesore

Bien akuzat ndaj Bashës, Dashamir Peza mori videon e masakrës së Krushës (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:57 - 15/11/20 |
mapo.al

Shqiptari i parë që ka marrë në dorëzim videon e plotë të masakrës së Krushës është Dashamir Peza, që në vitin 1999 punonte si shoqërues dhe përkthyes i gazetarit britanik George Alagiah.


Disa pamje të publikuara dje, marrë nga televizioni publik norvegjez, zbuluan papritur dhe prezencën e Dashamir Pezës.


Pamjet janë të datës 4 Prill 1999 dhe në to duken 3 persona: Gazetari britanik George Alagiah, dëshmitari Milaim Bellanica (në mes) dhe përkthyesi Dashamir Peza (në rreth).




Këto pamje të reja ekskluzive të siguruara nga Hashtag.al kthejnë përmbys gjithë lojën e deritanishme dhe zbulojnë se shqiptari i parë që ka shtënë në dorë pamjet e plota filmike të Bellanicës në fakt është Dashamit Peza, miku i kryeministrit Edi Rama dhe jo Lulzim Basha.


Fushata e orkestruar nga Top Channel kundër Lulzim Bashës në fakt është kthyer në “autogol” sepse në epiqendër si njeriu që ka aksesuar i pari videot e masakrës është miku i Edi Ramës dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste Dashamir Peza.

Lexo edhe :  Fushata e shpifjeve nga kompleksi i Ramës

Emrin e Pezës e ka përmendur dhe dëshmitari Bellanica për “Insajderin” në Kosovë, por Top Channel e ka fshehur këtë fakt.

“Ç’ka më vjen mas randi prej ish-prokurorit të Shqipërisë, kam shku me e padit Dashamir Pezën, prokurori Arben Rakipi nuk më ka pranu në asnjë gjykatë në Tiranë me e ba padinë për Dashamir Pezën që nuk më largun prej Shqipërisë, ata lekë që kanë qenë për mu i ka marrë tjetërkush”, – është shprehur Bellanica./ Hashtag.al

LEXO EDHE: 

Ish-Kryeprokurori i Eulex përgenjeshtron Ramën, hedh poshtë akuzat ndaj Bashës

Basha ka hetuar UÇK-në? Sami Lushtaku: Politikanët shqiptarë t’i lënë marrëzirat


Etiketa: , , ,

Pas